Foto: Ilustrim

Prizren, një e vdekur, ra nga ballkoni i shtëpisë

Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi që dyshohet se ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në Prizren.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku dhe ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.