Prizren - Një burrë sulmohet fizikisht nga një grua

Në Prizren një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një grua.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20.

Tutje policia sqaron se viktima ka  pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.