
Ilustrim
Prizren, një burrë dyshohet se kanosi bashkëshorten me të cilën është në proces të divorcit
07.2.2023 - 09:47
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren.
Ai dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij, me të cilën sipas policisë është në proces të divorcit.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.