Prizren, një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një person 39-vjeçar është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prizren

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për KALLXO.com ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Një burrë i moshës i lindur në vitin 1983 është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Prizren. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor, derisa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia së bashku me prokurorinë rastin po e trajtojnë si ‘hetim i vdekjes’- ka deklaruar Gashi.