Foto: Ilustrim

Prizren, nipi ushtron dhunë ndaj gjyshes

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 14:30.

Sipas Policisë, një grua ka informuar se nipi i saj (djali i vajzës) ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Nuk raportohet për lëndime.

I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.