Prizren, ngritët aktakuzë për falsifikim të parasë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.K., për veprën penale falsifikimi i parasë.

Sipas aktakuzës, A.K., me 24 shtator 2021 derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij, ndalohet nga Policia e Kosovës tek i cili gjejnë 4 kartëmonedha në shumën prej 100 euro, në total 400 euro të cilat dyshohen se kanë qenë të falsifikuara dhe i njëjti i ka poseduar që t’i vë në qarkullim.

Tuje sipas prokurorisë, gjatë vitit 2021 i pandehuri A.K., duke e ditur që paraja është e falsifikuar, kartëmonedhën prej 100 euro ia jep të dëmtuarit E.S., i cili është pronar i subjektit juridik me c’rast ky i fundit këtë kartëmonedhë e deponon në njërën nga bankat në të cilën nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 20 shtator 2021 vërtetohet se është e falsifikuar.

Sipas njoftimit, i dyshuari gjithashtu me datë 3 shtator 2021 në biznesin familjar – pronë e të dëmtuarit M.A., me dashje me kartëmonedhën e falsifikuar në shumën prej 100 euro blen tri pako cigare ashtu që dëshmitarja F.A., pranon këto para dhe pas pranimit të kusurit i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes.

Pas pranimit të Raportit të Ekspertimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë të datës 23 shtator 2021 është vërtetuar se kartëmonedha në shumën prej 100 euro është falsifikim i plotë.

Me këto veprime i pandehuri A.K., ka kryer veprën penale falsifikimi i parasë.