Foto: Ilustrim

Prizren, në veturën e braktisur policia gjeti armë

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Saranda” në Prizren gjendet një automjet i dyshimtë.

Njësitë policore duke vepruar menjëherë gjeten se automjeti ishte i braktisur dhe mbante targa të falsifikuara, pasi nuk i kishte të njëjta.

Brenda veturës policia gjeti elemente të dyshimta që mund të jenë përdorur në raste kriminale si: 1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator 13- fishekë kalibër i panjohur, 1-maskë e zezë, 2-targa me numër të ndryshme të automjetit, 1-shufër metalike, disa elemente si boca plastike të zbrazëta, rroba sportive, etj.

Gjatë kontrollit të automjetit WV Pasat policia gjeti elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme.

Rasti po hetohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”.

Rasti është nën hetime, policia po punon për identifikim e personit apo personave të dyshimtë për braktisje të automjetit me gjetjen e elementeve kriminale.