
Prizren, në rrethana të panjohura një person sulmohet me thikë
15.11.2022 - 11:40
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prizren një person i dyshuar në rrethana të panjohura e ka sulmuar me mjet të mprehtë – thikë një person.
“Viktima është dërguar në tretman mjekësor, sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë” – thuhet në raport.
Rasti sipas policisë është në procedurë hetimore.