Prizren: Në dy shtëpi vidhen para e ari

Në dy shtëpi në Prizren janë kryer vjedhje gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë njëri rast ka ndodhur në qytet rreth orës 02:20 dhe janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Ndërsa vjedhja tjetër ka ndodhur në fshatin Bregu i Diellit e cila është shënuar në orën e njëjtë.

Edhe në këtë shtëpi janë vjedhur stoli ari, të cilat sipas Policisë kanë pasur vlerë të konsiderueshme.

Policia ka shtuar se për këto raste ende nuk ka asnjë të arrestuar dhe se rastet po hetohen.