Trembelat për KALLXO.com

Prizren: Ndalohet tentativa për të kontrabanduar shtetas sirianë

Dy shtetas sirianë, të cilët ishin duke jetuar në Tiranë, janë burgosur në Prizren me dyshimet se merreshin me kontrabandimin e refugjatëve.

Ata janë arrestuar me 22 gusht, ndërsa janë paraburgosur për 30 ditë me një vendim të gjykatës së Prizrenit i cili është nxjerrë sot nga Gjykata e Prizrenit.

Në makinën e të paraburgosurve prokuroria pretendon e u zbuluan tre refugjatë: dy nga Siria dhe një nga Iraku. Të njëjti sipas prokurorisë kishin paguar para për tu transportuar në drejtim të vendeve të BE.