Pistoleta që ka konfiskuar Policia e Kosovës në fshatin Gjonaj, Prizren, Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Prizren, ndalohet për 48 orë një 34-vjeçar që dyshohet se gjuajti me armë zjarri në fshatin Gjonaj
14.9.2024 - 19:52
Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në fshatin Gjonaj kishte pasur të shtëna me armë zjarri më 13.09.2024.
Policia ka lokalizuar vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarin me inicialet S.L., 34-vjeçar, të cilin e kanë kontrolluar dhe i kanë konfiskuar një pistoletë.
“Gjatë kontrollit nga i dyshuari është konfiskuar një armë pistoletë e llojit BLOW TR 17” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 14.09.2024.
Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe ndaj të dyshuarit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë.