Prizren, ndalohen dy të dyshuar për tentim vrasjen e një 20 vjeçari

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për tentim vrasje ndaj një 20 vjeçari.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmeti.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar E.B., dhe V.Z., për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Vrasja në tentativ’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'”, ka thënë Mehmeti.

Tutje ajo ka shtuar se lidhur me rastin, prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdoj me veprime të tjera hetimore.

KALLXO.com ka tentuar të marr përgjigje edhe nga Policia e Kosovës për rastin në fjalë, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marr përgjigje.