Ilustrim Ndërtimtari - Foto: Rtv21

Prizren, lëndohet në vendin e punës

Një person ka pësuar lëndime trupore derisa ka qenë duke punuar.

Rasti ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 12:30.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore nga pakujdesia.

I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si dëmtim dhe heqje e pajisjeve mbrojtëse në vendin e punës.