Prizren - Kryhet grabitje nën kërcënim të armës

Dy gra kanë raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ishin duke punuar, dy persona kanë kryer grabitje, njëri nga ta nën kërcënim të armës.

Sipas policisë, të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur.

“Rastit i janë përgjigjur të gjitha njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftim të policisë.

Viktimat sipas policisë, nuk kanë pësuar ndonjë lëndim dhe nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor.

“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.