Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës
Prizren, konfiskohet pistoleta që dyshohet se u përdor në një aheng familjar
15.8.2024 - 11:08
Policia në Prizren ka konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë më 14.08.2024 nga një person që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.
Sipas Policisë, në një video-incizim të cilin e kanë siguruar, i dyshuari shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër në ahengun familjar.
Rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë, më 07.08.2024, rreth orës 22:30.
Pasi i është konfiskuar pistoleta dhe fishekët, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, njofton Policia.
Rasti është inicuar si “Armëmbajtje pa leje.”