Prizren, këmbësori goditet për vdekje nga një automjet

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 19:20.

Viktima është një këmbësor.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se rreth orës 19:20, Policia ka marrë një informacion se një person është dërguar në Emergjencë pa shenja jete.

Patrullat policore ende janë në vendin e ngjarjes.