Ilustrim

Prizren, katër persona rrahen mes vete në një lokal

Katër persona janë rrahur mes vete në një lokal gjatë ditës së djeshme.

Deri të kjo rrahje ka ardhur pas një mosmarrëveshje që pati mes një klienti dhe pronarit të lokalit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 në Prizren.

Tre burra dhe një grua kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit policor, të dyshuarit pas tretmanit mjekësor janë intervistuar.

Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.