Foto: Ilustrim

Prizren, kamerieri rrahet nga menaxheri i restorantit

Një rast i lëndimit të rëndë trupor ka ndodhur dje në Prizren.

Siç njofton Policia, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant  pas një mosmarrëveshjeje është  sulmuar fizikisht nga menaxheri.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.