Prizren, Inspektorati largon reklamat e vendosura pa leje

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren ka filluar largimin e tabelave reklamuese të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit, pa leje.

Drejtori Islam Thaçi për KALLXO.com tha se bizneset dhe personat që kanë vendosur këto reklama do të ngarkohen me shpenzimet e krijuara me rastin e largimit të reklamave.

Ndaj bizneseve dhe personave që kanë vendosur këto reklama, Thaçi tha se janë iniciuar edhe procedurat kundërvajtëse për shqiptimin e dënimeve tjera të parapara.

Sipas tij të gjitha këto tabela të vendosura në mënyrë të kundërligjshme në hapësira të ndryshme do të largohen deri në fund të javës.