Prizren, i mituri ther me thikë bashkëmoshatarin

Policia në Prizren ka arrestuar një person të moshës së mitur nën dyshimin se e ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kurilla”, të Prizrenit të premten rreth orës 22:20.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është hospitalizuar.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.