
Foto: Ilustrim
Prizren, i mituri sulmoi me thikë bashkëmoshatarin
31.1.2022 - 10:13
Në Prizren një i mitur po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me thikë një të mitur tjetër.
Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe se të njëjtit i është ofruar trajtim mjekësor.
Ndërsa, sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.
Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.