Ilustrim

Prizren - Hajnit i humbin paratë gjatë arratisjes

Një shtetas turk në Prizren gjatë ditës së djeshme është futur në një këmbimore në Prizren, duke e sulmuar fizikisht punëtoren e këmbimores dhe pastaj ka marrë paratë e gatshme.

Mirëpo plani i grabitësit kishte dështuar. Gjatë ikës, atij i kishin rënë 1 mijë e 240 euro të cilat i kishte grabitur.

Këto para janë konfiskuar nga Policia e Kosovës, derisa më vonë i dyshuari është arrestuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje.