Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren - Gruas i grabitet çanta në pikë të ditës, e njëjta përfundoi në QKUK pasi ishte goditur nga grabitësi i dyshuar

Një grua goditet nga një person i panjohur i cili edhe ia grabit çantën e dorës

Policia e Kosovës njofton se një grua ka raportuar se është goditur nga një person i panjohur.

Sipas Policisë, i dyshuari nga dora ia kishte grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur telefonin dhe 35 euro.

“Sipas viktimës i dyshuari kishte qenë me biçikletë të cilën së bashku me një xhemper e kishte lënë në vendin e ngjarjes”, njofton Policia.

Policia njofton se viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndryshe ende nuk raportohet për të arrestuar dhe sipas Policisë, njëstet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Tahir Gashi’ në Prizren gjatë ditës së djeshme.