Prizren, grevë kundër ndryshimeve klimatike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Komuna e Prizrenit do t’i bashkohet grevës kundër ndryshimeve klimatike.

“Bota në rrezik. Prizreni pos që është komuna e vetme me projekt kundër ngrohjes globale dhe Zyrën për Zhvillim të Gjelbër, sot shoqëria civile në Prizren i bashkohet rrjetit botëror në grevën kundër ndryshimeve klimatike”, thuhet në njoftimin e Haskukës.

Ai ka bërë të ditur se kjo gevë do të mbahet sot në orë 12:00, në sheshin Shatërvan në Prizren.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.