Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prizren, goditet një person me shishe qelqi pasi s'ishte i interesuar për blerjen e një arme

Një person dje në Prizren është sulmuar nga një person tjetër, pasi kishte refuzuar të blejë një armë.

Sipas policisë, i dyshuari i ishte ofruar viktimës dhe e kishte pyetur nëse është i interesuar për ta blerë një armë, pasi viktima kishte refuzuar, i dyshuari e ka goditur me një shishe qelqi në kokë.

Pas kësaj, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë.

Tutje është bërë e ditur se viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe  rasti vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur në ora 01:20