Prizren, godet me veturë 3 këmbësorë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën “Wesley Clark” në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, një shofer teksa po drejtonte veturën e tij nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe ka goditur tre këmbësore.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi.