Ilustrim

Prizren, gjuan me armë në aheng, policia i konfiskon municionin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Gjonaj të Komunës së Prizrenit.

Rasti ka ndodhur të mërkurën mbrëma ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë, gjashtëmbëdhjetë fishekë, dy karikatorë dhe dy gëzhoja.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar ndërsa lënda ka kaluar edhe në prokurori ku është iniciuar rasti në procedurë të rregullt.