Prizren, gjuajtje me armë zjarri në dasmë, rrezikohen dasmorët, arrestohet i dyshuari

Policia në Prizren pasi ka pranuar informacion se në fshatin Gjonaj janë dëgjuar krisma nga armë e zjarrit kanë intervenuar në një aheng familjar.

Sipas Policisë, fillimisht janë gjetur 4 gëzhoja të shkrepura nga një armë zjarri.

Ndërkaq, si dëshmi materiale të njëjtat u sekuestruan dhe u informua prokurori kujdestar, ku sipas urdhrit, Policia kreu kontrolle tek dasmorët dhe në automjetet e tyre.

“Me ketë rast, fillimisht policia identifikoi si të dyshimtë B.M i lindur në vitin 1982, i cili u ndalua në afat prej 48 orë në mbajtje. Gjatë intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, i dyshimti pranoi se i njëjti kishte gjuajtur me armë zjarri të tipit pistoletë Arex, modeli ReXzero1CP”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në lidhje më këtë rast pistoleta e përdorur u sekuestrua.

Rasti është duke u hetuar.