Arrest/Ilustrim FOTO-KALLXO.com

Prizren, gjuajtje me armë gjatë ahengut familjar

Policia në Prizren ka marrë informacion për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas me katër fishekë, me të cilën armë i dyshuari kishte shtënë në ajër.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.