
Foto: Policia e Kosovës
Prizren, gjuajti me armë për të festuar, Policia arreston të dyshuarin
31.12.2024 - 20:20
Një person është arrestuar nën dyshimin se kishte shtënë më armë zjarri pas mesnatës gjatë festimit të darkës së fundvitit, në Prizren.
Sipas Policisë është sekuestruar arma- pistoletë me një karikator dhe gjashtë fishekë.
“Me datën 31.12.2024 nga disa zyrtarë policorë janë vërejtur disa gëzhoja plumbash pranë hyrjes së një restoranti në Korishë të Prizrenit. Patrulla policore dhe hetuesit kanë dalë në vendngjarje dhe janë sekuestruar gëzhojat”- thuhet në komunikatën e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe në këtë rast kundër të dyshuarit kanë filluar hetimet për veprën penale – armëmbajtje pa leje.