Ilustrim

Prizren - Gjendet një mjet i pashpërthyer

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në rrugën ‘Adem Jashari’ në Prizren njofton Policia.

Sipas raportit policor, njësia për deminim e FSK-së ka tërhequr mjetin pa ndonjë incident.

Mjeti i dyshuar u has gjatë punimeve në një ndërtesë nga pronari i një kompanie, i cili më vonë e kishte paraqitur rastin në Polici.