Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren, gjendet i vdekur një polic

Një pjesëtar i Policisë është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të Prizrenit.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Sipas informacioneve që kemi marrë pjesëtari 63-vjecar është gjetur pa shenja jete rreth orës 15:00 në fshatin Tupec të Prizrenit”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, i njëjti është ankuar se ka pasur probleme shëndetësore, kurse në trup nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune.

“I njëjti është ankuar se ka pasur probleme shëndetësore, nga hetimet e para ju konfirmoj se nuk është gjetur ndonjë shenjë dhune në trupin e tij. Ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, shtoi tutje Gashi.