Ilustrim

Prizren - Gjendet i vdekur në rrugë një person

Një person është gjetur i vdekur në rrugë në Prizren. Vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Shaban Osmanollaj.

“Në rrugën “Rrustë Kabashi”, policia ka pranuar një informacion për një person të shtrirë në rrugë, dhe në momentin që policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me emergjencën, mjeku ka konstatuar se personi i moshës së shtyrë është pa shenja jete. Ende nuk dihet identiteti dhe përkatësia e viktimës, dyshohet se është person që bredhë rrugëve si i pastrehë”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka shtuar se: “Në trupin e të ndjeri nuk janë vërejtur lëndime apo dyshime në trupin e viktimës, prokurori kujdestar është informuar dhe rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë”.