Prizren, gjendet e vdekur gruaja e zhdukur para 3 ditësh

Kompania e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të qytetares së zhdukur nga Mushnikova e Prizrenit.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14:00.

Togu për kërkim në male i kompanisë së kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal, gjetën trupin e pa jetë. B. Gj. nga fshati Mushnikovë i Prizrenit, e moshës 69 vjeçe ishte deklaruar e zhdukur që nga data 26.09.2019./21Media