Prizren - 26.03.2020
Prizren - Fillon dezinfektimi i hyrjeve të banesave kolektive
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se si vazhdimësi e dezinfektimit të hapësirave publike dhe jopublike, si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë së coronavirusit, këto ditë po bëhet dezinfektimi i banesave kolektive.
“Tashmë janë dezinfektuar banesa kolektive kryesisht në lagjet Ortakoll, Lakuriq dhe Bazhdarhane, ndërsa aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me dezinfektim të pjesës së mbetur të banesave anembanë qytetit“, thuhet në njoftimin e Komunës.
Pas përhapjes së coronavirusit edhe në Kosovë, pothuajse të gjitha komunat kanë bërë pastrimin, dezinfektimin e rrugëve, trotuareve dhe objekteve institucionale.
Nga data 13 mars kur është paraqitur rasti i parë me Coronavirus në Kosovë, numri i të prekurve ka shkuar në 71.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbrëmë ka njoftuar se një pacient pozitiv me COVID-19 është afër shërimit.
Ndërsa, sipas infektologut Salih Ahmeti edhe disa persona të tjerë janë në prag të shërimit.