Ilustrim

Prizren, familjet përleshen me bishta të sëpatave

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren pas një mosmarrëveshje janë rrahur dy familje në mes vete, ku janë përfshirë pesë burra.

Sipas njoftimit, si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopinj të sëpatave. Ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:00.