Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Prizren - E gjuajnë me armë viktimën nga vetura në lëvizje

Një person ka njoftuar Policinë se është gjuajtur me armë zjarri nga persona të panjohur të cilët ishin duke lëvizur me veturë.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘William Walker’ në Prizren.

Viktima e rastit ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK.

“Është raportuar se viktima kosovar është qëlluar me armë zjarri nga person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje. Viktima pas trajtimit mjekësor në QKUK është dërguar në Spitalin e Prizrenit, për trajtim të vazhdueshëm ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.