Djegia e Trafos, Foto: Facebook

Prizren, dyshohet se i vunë qëllimshëm zjarrin një trafoje të rrymës, arrestohen dy persona

Një trafo e rrymës ishte djegur më ​3 janar në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

Hetimet e Policisë kishin nisur në të njëjtën ditë e sot këto hetime rezultuan në arrestimin e dy personave të dyshuar.

R.D., i moshës rreth 52-vjeçare dhe P.M., i moshës rreth 40-vjeçare janë dy të arrestuarit që po dyshohet se kanë kryer veprat penale – zjarrvënie dhe – asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike.

Policia ka thënë se arrestimi i tyre erdhi pasi janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit kryen në mënyrë të qëllimshme veprat penale.

Të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, janë ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre se do të ngrihet kallëzim penal.