Foto: Ilustrim

Prizren, dyshohet se hyri me forcë në banesën e të dëmtuarës për të vjedhur, ky është vendimi i Gjykatës

Gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin për vjedhje të rëndë në tentativë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri me iniciale B.C. më 19 prill në orët e pasdites, me forcë ka depërtuar në banesën e të dëmtuarës, në Prizren, me qëllim të vjedhjes.

Po ashtu, në dosje thuhet se i dyshuari ishte kapur në flagrancë nga e dëmtuara, e cila kishte arritur edhe ta fotografonte në vendin e ngjarjes.

Mirëpo, i pandehuri me shpejtësi largohet dhe bëhet i paarritshëm për institucionet e rendit deri më 6 qershor, kur edhe ndalohet dhe arrestohet në Prishtinë.