Prizren, dyshohet se dy burra kanë keqtrajtuar dhe dhunuar një vajzë

Dy burra dyshohet se kanë keqtrajtuar dhe dhunuar një vajzë në qytetin e Prizrenit.

Të dy burrat janë arrestuar nga policia ndërsa viktima me urdhër të prokurorit do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.

Rasti po vazhdon të hetohet si dhunim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të së shtunës.