Ilustrim.

Prizren, dyshohet për dhunimin e një 13-vjeçareje, arrestohet 19-vjeçari

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar me inicialet H.B. (19-vjeçar) për dhunimin e një të miture.

Rasti ka ndodhur në Prizren.

Sipas Policisë, një natë më parë e mitura është raportuar si e zhdukur nga familja, por, sot në mëngjes ajo është paraqitur në shkollë.

Në njoftim thuhet se e mitura (13-vjeçe) në Polici ka deklaruar se gjatë kohës sa ka qenë e zhdukur (një natë) ka qëndruar në shoqërim me një person të moshës madhore (19-vjeç) me të cilin kanë pasur lidhje intime.

“Marrëdhëniet intime me personat nën moshën 16 vjeç është vepër penale , një veprim i tillë i plotëson elementet e veprës penale  “ Dhunimi”,  andaj policia menjëherë ka filluar veprimet , e kane identifikuar  dhe arrestuar të dyshimtin  H.B. /19 vjeç”- thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari para Policisë ka konfirmuar pohimet për lidhje intime me 13-vjeçaren.

Rasti është cilësuar si – dhunim dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.