Prizren, dy persona dyshohet se rrahën një të mitur në oborr të shtëpisë

Një i mitur ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht dje nga dy të dyshuar.

Sipas Policisë, viktima ka raportuar se është sulmuar në oborrin e shtëpisë së tij në Prizren.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti vazhdon të hetohet”- thuhet në raportin e Policisë.