Prizren, djali rrah nënën

Një grua nga Prizreni ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga djali i saj.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Deri tek rasti dyshohet të ketë ardhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.