Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Prizren, djali dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj nënës dhe babait

Një rast i dhunës në familje dyshohet se ka ndodhur dje në Prizren.

Sipas raportit të Policisë, një burrë dyshohet se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj nënës dhe babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 23:00.

Policia ka njoftuar se viktimave u është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.