Prizren, digjet një veturë dhe një person që gjendej në të

Një rast tragjik ka ndodhur sot pasdite në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit.

Atje është djegur një veturë, në të cilën gjendej një person, i cili po ashtu është djegur.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Prizrenit.

Sipas zyrtarit për informim të Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, Policia ka marrë informacion se në afërsi të fshatit Vlashnje të Prizrenit është djegur një veturë dhe se bashkë me veturën është djegur një person që gjendej në të.

Gashi tha për KALLXO.com se rreth orës 15:15 kanë marrë një informacion për këtë rast dhe të gjitha njësitë janë në vendin e ngjarjes.

Zyrtari i Policisë theksoi se detaje të tjera ende nuk kanë dhe se prokurori, hetuesit dhe të gjitha njësitë relevante gjenden në vendin e ngjarjes.