Prizren, burri e rreh vajzën para syve të disa personave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren.

Në pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com shihet se si një burrë e rreh një vajzë në rrugë si dhe në oborrin e shtëpisë.

Sipas personit që ka raportuar në KALLXO.com, rasti ka ndodhur në Prizren, në lagjen “Bajram Curri”, rruga “Rezistenca e Vërrinit”.

Në pamje shihet se si burri e godet disa herë një vajzë, e cila dyshohet të jetë e bija e tij.

Rasti ndodh në prezencë të disa personave që gjenden në rrugë si dhe të fëmijëve që gjenden pranë shtëpisë.