Foto: Ilustrim

Prizren, burri dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe vëllanë e tij

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vëllain e tij.

Sipas policisë i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Pas rastit të ndodhur ditën e djeshme në Prizren, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.