Prizren, burri dyshohet se e rrahu gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur dje në Prizren.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet.