
Prizren - Bie nga kati i dytë, i lënduari në gjendje të rëndë shëndetësore
Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i ballkonit të shtëpisë në Landovicë të Prizrenit, pasditen e së shtunës (28.12.2024).
Rastin e ka konfirmaur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se të lënduarit i është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët e Qendrës Emergjente dhe më pas në gjendje të rëndë shëndetesore është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.
Tutje, Bytyqi ka thënë se sipas mjekut kompetent, gjendja shëndetësore e të lënduarit nuk është stabile dhe se është në rrezik për jetë.
Sipas Bytyqit, ende nuk dihen motivet e këtij rasti se a është rrëzuar rastësisht nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë.
“Rastit i është përgjigjur Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren Veri dhe është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve. Lidhur me të gjitha veprimet policore, Policia është konsultuar me prokurorin përgjegjës”- ka deklaruar Bytyqi për KALLXO.com.