Prizreni

Prizren - Babai rrahë vajzën

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të komunitetit rom, nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, së cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Prizren.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në rajonin e Prizrenit, për 24 orë kanë ndodhur edhe 3 raste të tjera të dhunës në familje.